“Sot 50-vjetori i ekzekutimit të Beqir Ballukut”/ Berisha: Lubia me Ramën kanë ndejtur dy orë në zyrë në gjendje kolapsi, i kërkoi dorëheqjen

Kreu i PD, Sali Berisha, tha se ditën e sotme është 50-vjetori I ekzekutimit të Beqir Ballukut gjyshit të zv.kryeministres Belinda Ballukut.

Berisha theksoi se Balluku me Ramën kanë ndejtur dy orë në zyrë në gjendje kolapsi, ku ky I fundit i kërkonte dorëheqjen.

“Janë dy persona: Edi Rama dhe Belinda Balluku. Ata kanë qëndruar dy orë në zyrë, në gjendje kolapsi, dhe ajo i ka thënë: “S’jap dorëheqjen, sepse kam zbatuar vetëm porositë tuaja.”

Edhe atij i ka thënë: “Vesh rrobat, burrit.” Sot është 50-vjetori i ekzekutimit të gjyshit të tij, i cili ka qenë vrasës serial, vrasës serial. Ai ka vrarë intelektualë në Tiranë pas 17 nëntorit.

Nëse do të jesh i drejtë, afera e tunelit të Llogarasë është afera e Edi Ramës. Prandaj demokratët, atë që po i bëjnë Erion Veliajt, atë fat do t’ia rezervojnë edhe Edi Ramës.

Ose ai largohet, ose do të jetë fundi i opozitës.”, tha Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×