
Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se Rama nuk e lejon auditin të kontrollojë ministrat e tij, pasi sipas tij, dalin me pasurinë e një sheiku apo miliarderi.
“Ndërhyrjet e Ramës në pushtetin vendor janë në kundërshtim me Kartën Evropiane të Pushtetit Vendor.
Ka mungesë transparence në vendimmarrje, çka do të thotë vjedhje. Shkon Auditi për të kontrolluar ministrinë, por Rama nuk e lejon. Si mund të ndalet Kryeministri të bllokojë Auditin e Shtetit dhe t’i thotë: “Hajde kontrollo”, por në fakt nuk e le kontrollin, sepse do t’i dalin makinat 700 mijëshe, veshjet 30 mijëshe, sikur të ishte sheik apo miliarder, e jo një zyrtar shteti.
A është e denjë kjo për një shtet që ecën drejt Bashkimit Evropian?
Shqipëria, sa për të drejtat, plotëson vetëm kriterin gjeostrategjik — të tjerat, asnjë absolutisht.
Koordinimi i dobët i ministrive do të thotë se i sundon krimi. Sistemi gjyqësor është në kolaps. Kjo është ajo që ne kemi denoncuar me dhjetëra herë: një stok i madh dosjesh, mungesë burimesh dhe procedura të ndërlikuara.
Kjo do të thotë se qytetarët nuk marrin drejtësi. Përqindja e çështjeve të zgjidhura mbetet shumë e ulët.”, tha Berisha.
and then