Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës zgjerohet me dy destinacione të reja: Malaga dhe Londër Gatwick

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e dy destinacioneve të reja ajrore të operuara nga Wizz Air, që lidhin Tiranën me Malagën në Spanjë dhe Londrën Gatwick në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto destinacione të reja e forcojnë më tej pozitën e TIA-s si një qendër në zhvillim të shpejtë në rajon, duke u ofruar pasagjerëve një gamë gjithnjë e më të gjerë lidhjesh me qytetet më të njohura të Europës.

Fluturimet nga Tirana drejt Malagës do të operohen dy herë në javë, çdo të hënë dhe të premte, duke i dhënë udhëtarëve mundësinë të eksplorojnë një nga qytetet më të bukura bregdetare të Spanjës, të njohur për kulturën e pasur, gastronominë dhe stilin e jetesës mesdhetare. Malaga është gjithashtu porta hyrëse drejt rajonit të Andaluzisë, një zonë e preferuar si për pushime ashtu edhe për udhëtime biznesi.

Whatsapp Image 2025 11 05 At 12.55.20 (1)
Whatsapp Image 2025 11 05 At 12.55.20 (1)

Ndërkohë, linja Tiranë–Londër Gatwick do të operohet pesë herë në javë, (dita e martë, e mërkurë, e enjte, e shtunë dhe e diel), duke shtuar fleksibilitetin dhe komoditetin për pasagjerët që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ky destinacion i ri forcon lidhjet mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, duke lehtësuar udhëtimet e komunitetit shqiptar jashtë vendit, si dhe të turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

Me shtimin e këtyre destinacioneve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon misionin e tij për të ofruar më shumë mundësi udhëtimi, duke e bërë përvojën e fluturimit më të lehtë, më të shpejtë dhe më komode për të gjithë pasagjerët.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shpreh mirënjohjen e tij ndaj Wizz Air për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe falënderon pasagjerët për besimin e tyre, ndërsa aeroporti vijon të zgjerojë rrjetin e destinacioneve në të gjithë Europën.

Si porta ajrore e Shqipërisë drejt botës, TIA mbetet e përkushtuar ndaj rritjes së qëndrueshme, përmirësimit të infrastrukturës dhe ofrimit të një përvoje udhëtimi gjithnjë e më të avancuar për çdo pasagjer.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×