
Ka nisur në selinë rozë, mbledhja e deputetëve të qarkut të Tiranës, e thirrur me urgjencë nga kryeministri Rama.

Të gjithë deputetët e Tiranës janë mbledhur urgjent nga ora 19:00 në selinë e PS. Sic shihet nga fotot, e pranishme në mbledhje është dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila u mor e pandehur nga SPAK, për shkelje të brazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.
Nuk dihet ende qëllimi takimit dhe tema kryesore por zhvillimet e fundit, vendimi i Kushtetueses për rikthimin në detyrë të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj që ndodhet në institucionin e paraburgimit dhe marrja e pandehur e zv/kryeministres Belinda Balluku, njëherësh drejtuese politike e qarkut të Tiranës dyshohet të jenë në fokus të mbledhjes.
and then