“U shtua me 50 mln euro shifra e tenderit pa ndryshuar asgjë, Dogjani: Arben Ahmetaj zbuloi se Balluku shkoi në…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka bërë deklarata të forta lidhur me çështjen e hetimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, duke iu referuar procedurës së tenderit për tunelin e Llogarasë, për të cilin ajo është shpallur e pandehur.

I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, Dogjani tha se tenderi fillestar, me vlerë 140 milionë euro, iu dha një kompanie në vitin 2020, por pas vetëm gjashtë muajsh ai u anulua dhe u hap sërish.

“Është bërë një tender 140 milionë euro që iu dha një kompanie në vitin 2020. Pas 6 muajsh, në qershor, është anuluar dhe ribërë tenderi. E fituan disa kompani turke, që sipas Arben Ahmetajt, vetë Balluku ka shkuar në Turqi. Pra, është shtuar me 50 milionë euro shifra pa ndryshuar asgjë, asnjë kriter,” deklaroi Dogjani.

Sipas tij, ky veprim ngre dyshime serioze për korrupsion dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e prokurimit publik. Dogjani theksoi se shtesa prej 50 milionë eurosh në kontratë, pa ndonjë ndryshim teknik apo ligjor, është një tregues i qartë se tenderi mund të ketë qenë i manipuluar në favor të kompanive fituese.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×