
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si autoritetet vepruan gjatë ngjarjeve të gushtit, kur gazetarët e News24 dhe mediave të tjera të grupit Focus Media News u dëbuan me forcë nga ambientet e punës.
I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, Dogjani e quajti atë ngjarje “një akt të paprecedentë dhune ndaj lirisë së medias”, duke e krahasuar me praktikat e regjimeve autoritare.
“Sot nuk ka të drejta, i merr të drejtat pas 20 viteve. Një arsye e madhe që jemi këtu është edhe kontrolli dhe lufta ndaj medias. Sikur të ishim në mesjetë, erdhën me tanke te News24 dhe nxorën gazetarët në rrugë,” deklaroi Dogjani.
Ai tha se ngjarja e gushtit tregon qartë përpjekjet e qeverisë për të frikësuar dhe kontrolluar median, duke shtuar se “kur pushteti i trembet zërit të lirë, atëherë demokracia është në rrezik të plotë”.
Sipas Dogjanit, qeveria ka krijuar një klimë frike dhe presioni ndaj gazetarëve kritikë, ndërsa institucionet që duhet të mbrojnë lirinë e shprehjes “heshtin përballë dhunës shtetërore ndaj medias”.
and then