Procesi në GJKKO, Mediu: Nuk po gjykohem për shpërthimin e Gërdecit, por për…

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për çështjen e Gërdecit.

I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, deklaroi se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares lidhet me shkelje të procedurës dhe me një konflikt të mundshëm interesi. Ai theksoi se nuk e ka politizuar procesin, por kërkon respektim të plotë të ligjit dhe të të drejtave procedurale.

“Unë nuk kam bërë politizim të çështjes. Nuk po gjykohet shpërthimi i Gërdecit, por shpërdorimi i detyrës. Ne kërkuam të shqyrtohet parashkrimi i veprës penale. Në momentin që kërkuam gjykim të shkurtuar, gjyqtarja Irena Gjoka, që ishte në seancën paraprake, u kthye në gjyqtare themeli. Kjo është në shkelje me procedurën,” deklaroi Mediu.

Sipas tij, fakti që gjyqtarja Gjoka ka qenë më parë në fazën paraprake të procesit dhe tani po e drejton gjykimin në themel përbën “cenim të parimit të paanshmërisë”.

Mediu shtoi se ka ngritur edhe një tjetër shqetësim me karakter publik, duke theksuar se gjyqtarja Gjoka është nën hetim nga SPAK, çka sipas tij krijon një situatë të qartë konflikti interesi.

“Nuk kam asgjë personale, por është fakt publik që zonja është nën hetim nga ish-kryesuesi i SPAK, aktuali dhe ai që pretendon të jetë kryesuesi i radhës. Kjo është konflikt interesi,” u shpreh Mediu.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×