
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur për procesin gjyqësor ndaj tij në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) lidhur me çështjen e Gërdecit, duke theksuar se nuk e sheh askënd si armik politik, por kërkon që drejtësia të mbetet e paanshme.
I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, Mediu u shpreh se politika natyrshëm sjell kundërshtarë, por sipas tij, drejtësia nuk duhet të bëhet pjesë e luftës politike.
“Kur je në politikë, vetvetiu do kesh kundërshtarë, nuk po i quaj armiq. Në punën si ministër krijon edhe elemente armiqësie dhe xhelozie. Gjysmën e ke kundërshtarë apriori, sepse i ke kundër politikisht, por edhe brenda llojit nuk përjashtohet të kesh kundërshtarë. Por nuk identifikoj askënd si kundërshtar politik,” deklaroi Mediu.
Duke iu referuar hetimit ndaj tij, ai shtoi se gjykata dhe prokuroria nuk duhet të shkelin ligjin dhe të kthehen në instrumente politike.
“Nuk dua që gjykata dhe prokuroria të bëhen kundërshtarë politikë. Kur e bëjnë këtë, duke mos respektuar Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe Kushtetutën, atëherë drejtësia humbet kuptimin e saj,” theksoi ai.
Mediu shpjegoi se në rolin e tij si ministër i Mbrojtjes ka vepruar në përputhje me strukturat ligjore dhe organizative të institucionit, duke mohuar se kishte kompetenca absolute në çdo vendim.
“Nuk funksionon siç pretendohet, sikur ka një ministër që i ka përzierë të gjithë bashkë dhe kur jep urdhër bëhet si do ai. Ministria e Mbrojtjes ka strukturë civile dhe atë ushtarake që bashkëpunojnë,” u shpreh ai.
and then