“Bleu ‘Benz’ të ri të blinduar, pijë 33 mijë euro në zyrë”, Berisha tregon historinë me ish-punonjësin: E thirri Rama dhe e pyeti nëse e kisha përdorur makinën, por…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer në Kuvend një histori të ndodhur me një ish-punonjës, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama.
për abuzim me fondet publike.

Berisha tha se kryeministri i ka marrë këshilltarët si në proces, për të votuar dhe shkelen Kushtetutën. “Dosjet janë sa mali i Dajtit. Duhet të dalim në shesh. Ku janë dosjet e AKSH-it? KLSH nuk mund të veprojë se do t’i gjejë pijen 33 mijë euro,” tha Berisha.

Ai tregoi se qeveria bleu një ‘Benz’ të ri të blinduar, ndërkohë që 20 vjet më parë ishte blerë një makinë e tillë për delegacionet, për përdorim institucional. “Kur erdhi në pushtet, dëgjoi ligësinë njerëzore. Thirri punonjësin dhe tha: ‘Do më thuash nëse e ka përdorur Berisha apo jo?’ Ai i tha: jo. E pushoi nga puna. Punonjësi ka emër dhe mbiemër,” tregoi Berisha.

Sipas tij, kryeministri ka blerë dy makina “Benz”, njëra prej të cilave thuhet se e ka blerë partia.

“Kryeministri i mori si në proces këshilltarët, për të votuar dhe për të shkelur Kushtetutën. “Ja ku ndodhi tani! Duhet të veprojmë,” tha ai, duke shtuar se këtë ia tregon qytetarëve. “Dosjet janë sa mali i Dajtit. Duhet të dalim në shesh. Ku janë dosjet e AKSH-it? KLSH nuk mund të veprojë, se do t’i gjejë pijen 33 mijë euro.”

Berisha tregoi se qeveria ka blerë një ‘Benz’ të ri të blinduar. “20 vite më parë blemë një ‘Benz’ për delegacionet, se e kërkonin ata që vinin. Unë e kisha parë me sy atë makinë, se e kisha për miqtë. Kur erdhi në pushtet… dëgjoi ligësinë njerëzore. Thirri punonjësin dhe tha: ‘Do më thuash nëse e ka përdorur Berisha apo jo?’ Ai i tha: jo. E pushoi nga puna. Punonjësi ka emër dhe mbiemër. Vetë bleu dy ‘Benz’-a dhe thotë; një ma bleu partia.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×