
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe deputeti Tedi Blushi ka “shpërthyer” në akuza ndaj ministrave të Qeverisë gjatë seancës plenare, duke kërkuar praninë e anëtarëve të kabinetit në Kuvend
Ai akuzoi ministrat për mungesë përgjegjësie dhe përfshirje në afera korruptive, ndërsa u ndal veçanërisht te zv/kryeministrja Belinda Balluku e pandehur e SPAK për abuzime me tenderat, e cila gjithashtu mungonte në seancë.
Blushi kërkoi llogari për zhdukjen e 900 milionë eurove dhe deklaroi se qeveria ka shndërruar Kuvendin në teatër.
Tedi Blushi: Kemi 5 orë që kemi kërkuar anëtarët e qeverisë prezentë këtu. Kërkesa mbështetet në nenin 47 të rregullores, kur kërkohen anëtarët e Këshillit të Ministrave e kanë për detyrë të jenë në seancë. E kuptoj që detyra më e madhe e tyre është të vjedhin edhe kur ka seancë parlamentare. Pasi shembët Teatrin Kombëtar e keni kthyer këtë sallë në teatrin më të shëmtuar që ekziston sot në Shqipëri. Dua t’ju kujtoj kush do japë llogari se ku janë zhdukur 900 mln euro? Belinda as këtu nuk është, as në SPAK nuk është, as në Qeveri nuk është. Ku përfunduan këto para zonjë? Me të drejtë diskutoni që keni sjellë raport pë buxhetin por…
Seanca e Kuvendit
and then