“Balluku i bën karshillëk shqiptarëve”! Analisti Ben Andoni: Zv/kryeministrja duhet të paraqitej në Kuvend dhe të shpjegonte akuzat e SPAK

Analisti Ben Andoni në një intervistë për News24 theksoi se zv/kryeministrja Belinda Balluku duhet të paraqitej në interperlancën e kërkuar nga opozita në Kuvend pasi sipas tij pushteti legjislativ është mbi ekzekutivin, ku ky i fundit duhet të japë llogari.

“Nga referimet me drejtësinë mendoj se Ballluku duhet të paraqitej në interperlancë. E para sepse Parlamenti është mbi ekzekutivin, duhet ta kontrollojë atë”, tha Andoni.

“Ekzekutivi jep përgjigje përpara legjislativit. Mos harrojmë diçka e tjetër, legjislativi është i zgjedhur direkt nga populli. Mos harrojmë zërin e njerëzve. Dëgjohet nëpërmjet të zgjedhurve.

Kashirrllëku që bën Balluku është kashirrllëk ndaj shqiptarëve. Nuk i kushton asgjë Ballukut nëse ka një grim sigurie që me fjalët e duhura të shpjegojë sitatën e vetë përpara njerëzve. Por kjo neglizhencë rrjedh edhe nga qëndrimi i kryeministrit të vendit”, theksoi analisti Ben Andoni.

Ai shtoi më tej se pas marrjes e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, zv/kryeministrja duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga postet që mban në Qeveri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×