Kishin ngritur laborator droge, arrestohen 2 shtetasit shqiptarë në Itali (emrat)

Dyshimi se brenda një magazine në zonën industriale të Cittadellës fshihej një laborator droge u konfirmua pas disa javësh vëzhgimi të fshehtë nga karabinierët e Kompanisë së Cittadellës. Operacioni, që përfshiu ditë dhe javë mbledhje informacioni konfidencial mbi lëvizjet e vazhdueshme të personave, përfundoi me një ndërhyrje të beftë.

Brenda magazinës u gjetën 434 bimë marihuane, që rezultuan në arrestimin e tre personave. Sipas burimeve, ndër të arrestuarit janë dy shtetas shqiptarë.

 Nën koordinimin e prokurorit autoriteteve u arrestuan:

-Patrizio Guarise, 69 vjeç, nga Rossano Veneto (Vicenza), banues në San Martino di Lupari;

-Anxhelo Hitaj, 21 vjeç, shqiptar, banues në Cittadella;

-Antenis Cobaj, gjithashtu shqiptar, nga San Martino di Lupari.

Të tre akuzohen për prodhim dhe mbajtje të paligjshme të lëndëve narkotike dhe psikotrope. Më 6 nëntor është parashikuar seanca e konfirmimit të arrestimeve para gjyqtarit Claudio Marassi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×