Problemet me sistemin tretës, mjeku: Mos e lini veten t’ju marrë etja. Konsumoni të paktën 2 litra ujë në ditë

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte mjeku Gerlad Kola I cili foli në lidhje me problemet që krijon në shëndet ndryshimet klimatike dhe për sëmundjet intenstinale.

Ai u shpreh se një nga gabimet që bëjmë shpesh është fakti që nuk pimë mjaftueshëm ujë, e për pasojë dehidratohemi. Kjo sipas mjekut ndikon drejtë për drejtë në sistemin tretës dhe jo vetëm.

“Kapsllëku ka disa forma, që ndikohen shumë nga mënyra e të ushqyerit dhe trakti tretës. Njerëzit nuk konsumojnë mjaftueshëm ujë. Pinë shumë më pak se sa duhet, minimalisht duhet të pijmë 2 litra ujë në ditë. Nuk duhet të lëmë veten të kemi etje për të pirë ujë sepse kjo tregon se jemi të dehidratuar”, tha ai



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×