Opozita kërkesë për përjashtimin e tij nga Kuvendi/ Ironizon Balla: PD paska kërkuar të verifikohet nëse shprehja “ne nuk lehim” është metaforë apo sarkazëm!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas depozitimit të kërkesës së Grupit Parlamentar të PD për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pasi sipas tyre Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Grupi Parlamentar i PD paska kërkuar të verifikohet nëse shprehja “ne nuk lehim” është metaforë apo sarkazmë.

Sipas Ballës, ky qenka revolucion etik, kur kërkesa vjen prej tyre. “Lajm i mirë! Megjithatë për sqarim përgjigjia është tek shprehja popullore: “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Grupi Parlamentar i PD😂 paska kërkuar të verifikohet nëse shprehja “ne nuk lehim” është metaforë apo sarkazmë. Ky qenka revolucion etik, kur kërkesa vjen prej tyre. Lajm i mirë! Megjithatë për sqarim përgjigjia është tek shprehja popullore: “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”🇦🇱🇪🇺



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×