“Luarasi” hap programet Bachelor me LSE, James Abdey: Do të ndiqet i njëjti program si në London School of Economics. Mundësi bashkëpunimi me pedagogë dhe studentë nga e gjithë bota

Universiteti “Luarasi” është i pari universitet në Ballkan që ka sjellë programet e LSE në Shqipëri.

Drejtori Akademik i Asociuar në departamentin e Statistikës pranë London School of Economics, James Abdey, tregoi rëndësinë e këtyre programeve.

“Ajo që do të mësojnë studentët këtu në ‘Luarasi’ është e njëjta që jap si leksione në LSE në lidhje me kurset e statistikës. Pra, me pak fjalë, është i njëjti kurrikulum i London School of Economics që ne japim si leksion këtu në ‘Luarasi’.

Në të gjithë botën kemi rreth 10,000 studentë që po ndjekin studime të udhëhequra nga LSE. Është një program botëror, dhe studentët do të kenë mundësi të angazhohen me studentë të tjerë dhe mësues në të gjithë botën. Gjithashtu, do të ishte kënaqësi që të vini të na vizitoni në Londër në London School of Economics”, tha Abdey.

Studentët do të kenë akses në materialet dhe metodologjinë e LSE, ndërsa procesi i mësimdhënies do të realizohet nga stafi i certifikuar dhe i akredituar i Universitetit “Luarasi”.

“Programet e ofruara nga Universiteti i Londrës nën drejtimin akademik të LSE janë ndërtuar për të përgatitur një brez të ri profesionistësh që mendojnë globalisht, veprojnë me integritet dhe inovojnë me përgjegjësi”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×