Ngriti bazë të trafikut të hashashit, arrestohet 21-vjeçari në Berat

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, përgjime ambientale dhe ndjekjeje, është finalizuar sot (7 Nëntor) operacioni i koduar “Porcione”. Aksioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forca e Posaçme Operacionale.

“Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi A. K., 21 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi nga hetimet rezultoi se i arrestuari siguronte sasi kanabisi, të cilën e ndante në doza, në banesën e tij në lagjen “30-Vjetori”, dhe më pas ia jepte 20-vjeçarit, për ta shpërndarë me automjet”, bëri me dije policia vendore.

Lënda narkotike e gjetur në banesën e A. K. dhe në automjetin që drejtonte K. K., si dhe celularët e tyre, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×