“Do të vendoset masë sigurie ndaj Ballukut shumë shpejt”, Toska: SPAK i ka komunikuar akuzë tjetër, ka përgjime dhe fakte të reja!

Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me marrjen të pandehur të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, duke theksuar se vetëm bazuar në dosjen ekzistuese, Balluku përballet me pasoja të rënda ligjore dhe politike.

“Çdokush që zgjedh ta mbrojë Ballukun, duhet të kuptojë se vetëm me atë që kemi parë deri tani, ajo rrezikon 3 vite burg, që mund të konvertohet në shërbim prove. Por kjo do të thotë humbje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për shumë vite,” theksoi ai.

Toska shtoi se Ballukut i është komunikuar edhe një akuzë tjetër që lidhet me aferën e tunelit të Llogarasë, një projekt i përfolur për abuzime të mëdha me fondet publike. “Ballukut i është komunikuar edhe një akuzë tjetër që do ketë masë sigurie. Është një akuzë që përfshihet te afera e tunelit të Llogarasë. Ka përgjime dhe fakte të reja dhe i është komunikuar akuza,” deklaroi ai.

Gazetari paralajmëroi se në ditët në vijim priten zhvillime të rëndësishme në këtë dosje. “Shumë shpejt pres t’i komunikohet masa e sigurisë, që mund të jetë arrest shtëpie, bllokim i pasaportës ose një tjetër masë kufizuese. Do të ketë zhvillime,” tha Toska.

Sipas tij, rasti Balluku mund të shënojë një moment të rëndësishëm në raportin midis politikës dhe drejtësisë, sidomos nëse SPAK vepron me të njëjtat standarde si në rastet e tjera të bujshme. “Vetëm kjo dosje që kemi parë deri tani e mbyll përfundimisht lidhjen e Ballukut me politikën,” përfundoi gazetari.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×