Goli i historisë në Conference League, Shkëndija “duartroket” Latifin (VIDEO)

Shkëndija mori një barazim 1-1 ndaj Jagiellonas, në ndeshjen e vlefshme për Conference League. Përtej rezultatit që mund të konsiderohet pozitiv, goli i realizuar nga Latifi për skuadrën shqiptare është historik, pasi është i pari për Shkëndijën në këtë garë europiane.

Postimi i Shkëndijës për golin historik të Latifit.

Për herë të parë në histori, Shkëndija po luan në fazën kryesore të garave evropiane, dhe emri i Latifit tashmë është i gdhendur në librin e artë të klubit. Kuqezinjtë debutuan në Madrid përballë Rayo Vallecano-s (2:0), më pas fituan në Shkup ndaj Shelbourn-it të Irlandës (1:0, autogol i Patrick Barrett në 90’+2), ndërsa ndeshja e së enjtes solli edhe golin e parë zyrtar të një futbollisti të Shkëndijës në këtë fazë.

VIDEO GOLI I LATIFIT:

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×