LAJMI I FUNDIT/ Aksident i trefishtë në autostradën Levan – Tepelenë, detajet e para

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si “Kthesa e Varibopit”.

Sipas informacioneve të para, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një pasagjere.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për normalizimin e qarkullimit në aksin rrugor.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×