
Një 38-vjeçar i identifikuar si Arvi Fishta ka humbur jetën në Shkodër teksa ka mbetur në korent në një shtyllë elektrike.
38-vjeçari dyshohet se është punonjës i kompanisë së internetit dhe gjatë punës së tij ka humbur jetën si shkak i kontaktit me energjinë elektrike.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke hetuar lidhur me ngjarjen e rëndë.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
and then