
Pedagogia e Luarasit, Arsejda Gjyli, theksoi se zgjedhjet e ditës së sotme në 5 bashki nuk janë normale pasi sipas saj, kanë një afërsi të madhe nga 11 maji.
Ajo tha qytetarët janë të lodhur nga fakti që zgjedhjet janë shumë afër me njëra-tjetrën dhe sipas saj, kjo ka sjellë pjesëmarrjen e ulët.
“Këto janë zgjedhje jo normale, nuk po flasim për zgjedhje legjitime që zhvillohen njëherë në dy vite. Por këto janë zgjedhje që vijnë si pasojë rrjedhojë elementëve që nuk kanë shkuar si duhet.
Ndoshta qytetarët janë të lodhur nga fakti që janë shumë afër zgjedhjet. Nga 11 maj dhe sot janë shumë afër me njëra tjetrën.
Duke mos qenë në ritmin që politika ndjek me kërshëri që kanë shumë halle mbase shumë më të mëdha.
Mbase kjo ka ndikuar. Kushtet atmosferike janë një shkak, duke ditur që shqiptarët kur ka kushte jo të mira mos dalin nga shtëpia. Kështu që të ndodhur në këto rrethana ngre pikëpyetje në ato që kanë çeduar.”, tha Gjyli.
and then