“Rama mori një mesazh nga Vlora”, Almer Toska: 13 mijë njerëz që votuan janë punonjës të administratës bashkë me familjarët

Gazetari, Almer Toska, tha se kryeministri Edi Rama mori një mesazh nga qytetarët vlonjatë, ku sipas tij, shumica e këtyre të fundit bojkotuan procesin sot.

Toska theksoi se shtatorin e ardhshëm mund të ketë përsëri zgjedhje në Bashkinë e Vlorës.

“Vlora nga 130 mijë banorë kanë votuar vetëm 13 mijë votues. Pra administrata dhe familjarët e tyre. Patronazhimi i votës është bërë vetëm në këtë pjesë. Ky mesazh nga Vlora është mesazh për Edi Ramën.

Sot Vlora ka refuzuar Edi Ramën dhe kandidatin e tij,” tha Toska.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×