Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Nuk u evidentua asnjë problematikë që cenon standardin e zgjedhjeve

Me mbylljen e procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashkitë e vendit, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në prononcimin për mediat tha se nuk është evidentuar asnjë problematikë që cenon standardin e procesit të votimit.

“Nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga çfarë u raportua në komunikimet e mëparshme, nuk kemi evidentuar problematika që kanë cenuar standardin e procesit të votimit. Procesi i identifikimit është kryer në 100% të QV përmes pajisje elektronike të identifikimit.

Ka filluar procesi i dorëzimit të përgatitjes për tu dorëzuar baza materiale, disa janë në proces të transportit të kutive të votimit, dhe besoj shumë shpejt do fillojë procesi i numërimit”, tha Celibashi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×