Napoli në “rënie të lirë”, i “thyen” edhe Bologna, Conte: Jam i shqetësuar (VIDEO)

Napoli vijon rënien e lirë, me blutë që po kalojnë një krizë të fortë, ku nuk njohin fitore në 3 ndeshjet e fundit mes Serie A dhe Champions. 1 pikë në 2 ndeshjet e fundit në Serie A kanë bërë që Napoli jo vetëm të lëshojë kreun, por të zbres në vendin e 4-ët. Ekipi i Contes pësoi një humbje të rëndë 2-0 në transfertë përballë Bologna-s, një 90-minutësh ku blutë nuk shfaqën asnjë detaj pozitiv.

Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrejta të paprekura, Dallinga kaloi vendasit të avantazh. Bologna nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 66-të realizuan edhe golin e dytë duke hipotekuar këtë sukses të rëndësishëm që i ngjit në vendin e 5-të në kuotën e 21 pikëve, 1 më pak se Napoli.

I shqetësuar pas kësaj humbje u shfaq Antonio Conte, kjo pasi përballë Bologna-s pësuan humbjen e 5-të sezonale mes Serie A dhe Champions: “Jam me të vërtetë i shqetësuar, kam pak për të thënë. Nëse një skuadër etiketohet si protagoniste absolute dhe nëse humbet 5 ndeshje do të thotë se diçka nuk po shkuan mirë. Këtë vit po hasim shumë vështirësi pasi nuk jemi një skuadër. Marr përsipër të gjithë përgjegjësitë pasi nuk po përcjell te lojtarët energjinë dhe entuziazmin e duhur”, u shpreh Conte.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×