Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

Policia e Durrësit ka arrestuar një 58-vjeçar që u largua nga vendi i një aksidenti me pasojë vdekjen e një të moshuare 82-vjeçare, i ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Peqin – Rrogozhinë”.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas kontrolleve intensive të kryera nga specialistët e qarkullimit rrugor, u lokalizua dhe u arrestua shtetasi D. G., 58 vjeç, banues në Kavajë, i dyshuar si drejtuesi i automjetit që përplasi për vdekje shtetasen M. K., 82 vjeçe.

Policia bëri të ditur se automjeti me të cilin ndodhi aksidenti është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, D. G. u arrestua në flagrancë dhe do të përballet me akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, si dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Hetimet për ngjarjen po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit tragjik.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×