“Rama asnjëherë nuk i dorëzon të tijët, e bën vetëm kur është i detyruar”, Erl Murati: Balluku dhe Veliaj duhet të kishin dhënë dorëheqje

Gazetari dhe analisti Erl Murati i ftuar në emisionin Log. theksoi se kryeministri Edi Rama asnjëherë nuk i dorëzon përpara drejtësisë njerëzit që ka në parti, por sipas tij, e bën vetëm kur është i detyruar.

Murati tha se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku duhet të jepnin dorëheqjen.

“Kryeministri Rama i mbron të tijët, unë kam një mendim të kundërt me të tjerët. Nëse kujtojmë se Tahirit i erdhi kërkesa e tij për arrestimin në parlament. Unë besoj se ajo që qarkullon si përrallë, që Edi Rama i lëshon të tijët kjo është një përrallë.

Kjo ndodh vetëm kur Rama është i detyruar që nuk i mbron dot. Fakti që ai ka vendosur që Ballukun ta mbaj nën detyrë vijon logjikën që ta mbajë në mbrojtje për figurat e tij.

Unë besoj se është dëshmia e kulturës së dobët politike. Ne kemi kryebashkiakun, zëvendëskryeministren që janë të akuzuar dhe vijojnë të qëndrojnë në detyrë. Është kryetari i opozitës nën hetim dhe është aty. Ne presupozohet që jemi vend që duam të anëtarësohemi në BE. Pra këta njerëz duhet të kishin dhënë dorëheqjen.”, tha Murati.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×