“Agim Kajmaku vëzhgohej nga policia prej kohësh”, Gazetari: Kokaina vinte nga Ekuadori dhe nga Shqipëria do transportohej drejt…

Kajmaku

Ish kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është mbajtur nën vëzhgim nga policia italiane, para se të finalizonte arrestimin e tij më 27 Maj.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se policia kishte dijeni për trafikun e drogës,por e kishte mbajtur atë nën mbikëqyrje për të zbuluar mënyrën si bëhej transportimi i lëndës narkotike.

Në emisionin Opinion, Hoxha theksoi se lënda narkotike që transportonte Kajmaku dhe nipi i tij, vinte nga Ekuadori ndërsa nga Shqipëria pritet të transportohej në shtete të tjera.

“Është arrestuar në 27 maj dhe në Shqipëri lajmi ka dalë dy javë më mbrapa. Është një hetim që ka nisur përpara. Ai ka qenë i ndjekur nga policia italiane. Policia italiane e ka pasur nën mbikëqyrje por nuk po gjenin si ata e transportonin kokainën. Ai merrte fidanët. Dhe pastaj ndërronte vazot. Nëse vazot ishin të holla ai i vendoste në vazo më të trasha. Italianët e dinin. Ata po i ruanin që t’i kapnin me lëndën narkotike. Kajmaku është mbajtur nën vëzhgim bashkë me nipin e tij. Është kapur me 20 kg kokainë. E pastër që kishte ardhur nga Ekuadori. Ajo ka një çmim shumice. Nga Shqipëria ka destinacione të tjera ku çohet kokaina. Ka raste kur kokaina vjen në Shqipëri dhe çohet me pakicë në vendet e tjera. Në rastin konkret ajo me çmimin e zbarkimit në port shkon diku te 540 mijë shumica”, ka thënë ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×