“Vjedhjet për Llogaranë dhe fondet e IPARDI-t, të pazbardhura!”, Tedi Blushi për atentatin në Rinas: Krimi jashtë kontrollit, alarm kombëtar!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke iu referuar atentatit të djeshëm në Rinas me një të vrarë dhe një të plagosur, deklaroi se Shqipëria është zhytur në kaos, pasiguri dhe varfëri për shkak të qeverisjes së kriminalizuar dhe korrupsionit të thellë.

Sipas tij, atentati mafioz i është dëshmi e qartë se krimi në vend ka dalë jashtë kontrollit, duke shndërruar çdo kërcënim të dhunshëm pranë institucioneve në një alarm kombëtar.

Sipas Blushit, kjo situatë është pasojë e filozofisë së qeverisë “pa krim nuk ka zhvillim”, e cila nuk lufton krimin, por e ka bërë pjesë të pushtetit të vet, shpërblen bandat me tendera dhe fonde publike, dhe përdor drejtësinë për të mbrojtur krimin, ndërsa qytetarët mbeten të pambrojtur. Blushi, në emër të Partisë së Lirisë, deklaron se nuk do të dorëzohen përballë korrupsionit dhe krimit, dhe nis një riorganizim të fuqishëm për të përballuar këtë regjim dhe për të qëndruar pranë qytetarëve në luftën për një Shqipëri të lirë dhe të drejtë.

DEKLARATA
Shqipëria është zhytur në kaos, në pasiguri dhe në varfëri për shkak të narkoqeverisë të kriminalizuar në cdo qelizë dhe korrupsionit të saj skizofrenik.
Atentati i djeshëm mafioz pranë aeroportit “Nënë Tereza” është edhe dëshmia më e re se krimi në Shqipëri ka dalë jashtë çdo kontrolli.
Kur armët flasin pranë një institucioni të sigurisë kombëtare, nuk flasim më për ngjarje kriminale, por për një alarm kombëtar.
Ky është fryti i drejtpërdrejtë i filozofisë së Qeverisë “pa krim nuk ka zhvillim”, i një qeverie që nuk e lufton krimin, por e ka bërë pjesë të pushtetit të vet, deri duke shkrirë shtetin jo vetëm me partinë por edhe me bandat më të rrezikshme kriminale në vend.
Sot kemi një qeveri që i shpërblen me tendera dhe fonde publike, por edhe europiane si në rastin e IPARD-it, ku ndihmat që duhet të shkonin për fermerët, përfundonin tek bandat në Elbasan, një qeveri që në fakt i mbron banditët në mënyrë që më pas bandat të pengojnë rrotacionin politik, sic u denoncua qartësisht edhe nga kreu i misionit të vëzhguesve të Parlamentit Europian, Eurodeputeti Gahler .

Sot, krimi nuk i druhet më as drejtësisë, sepse drejtësia është vënë në shërbim të krimit dhe është fakt është se sot 251 drejtues dhe anëtarë bandash janë në liri.
Ndërkohë, qytetarët nuk ndihen më të mbrojtur, sepse shteti nuk është në luftë me krimin, por në bashkëqeverisje me të.
Në këtë klimë frike dhe pasigurie, mungese absolute si të sigurisë së jetës ashtu edhe sigurisë juridike në vend, u zhvilluan edhe zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit.
Askush nuk pati iluzion se nga terrori elektoral i 11 Majit dhe deri te zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntori, kjo qeveri e damkosur nga OSBE-ODIHR si armike e votës së lire, do të garantonte kësaj here një process zgjedhor të lirë, të ndershëm, të fshehtë dhe të barbartë apo se do të respektonte standardet e zgjedhjeve demokratike.

Ndërkohë, aferat dhe vjedhjet qeveritare janë po kthehen gjithmonë në symbol të punës së kësaj Qeverie .
Tuneli i Llogarasë, i shndërruar tanimë në super tunelin e korrupsionit, me zhdukjen e dy urave dhe me 75 milionë euro të vjedhura nga Edi Rama dhe Belinda Balluku është një tjetër shembull ulëritës i babëzisë së kësaj Qeverie.
Çdo projekt publik është kthyer në një skemë për të vjedhur taksat e shqiptarëve dhe ndërkohë asnjë përgjegjës, asnjë hetim, sepse drejtësia në vend që hetojë dhe të parandalojë gjakderdhjen financiare , nuk udhëhiqet nga interesi publik, por vetëm nga interesi politik.
Sepse në rast se do të kishim një drejtësi që do të udhëhiqej nga interesi publik, mjafton fakti që prej dy vitesh ende nuk është hetuar dhe nuk është zbardhur afera e vjedhjes së fondeve të IPARD-it që edhe për shkak të mungesës së një hetimi serioz, ka penalizuar fermerët për të dytin vit rradhazi, të cilët kanë humbur jo pak , por 112 milionë euro ndihmë nga BE-ja në vit.
SPAK vijon të mos shohë aferat ulëritëse të Edi Ramës dhe as tragjeditë që shkaktojnë rrugëve të vendit bandat dhe krimi i lidhur me të, por vijon të vrapojë me pranga në duar pas liderëve të opozitës.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, prej më shumë se një viti, vijon ende të mbahet në izolim ekstrem, pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë penale dhe ndërkohë faktet për Edi Ramën dhe për Belinda Ballukun, së fundmi janë në dritë të diellit, por SPAK as nuk guxon jo më ti tërrasi, por as të marri të pandehur Edi Ramën.
Sikur të mos mjaftonte kjo, qeveria ka paraqitur së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë, buxhetin e vjedhjes më të madhe në historinë e vendit.
Një buxhet që nuk jep asnjë zgjidhje për përmirësimin dhe uljen e kostos së jetesës së qytetarëve, për varfërinë, papunësinë apo ndalesën e plagës më të madhe të vendit, shpopullimin dhe kjo edhe për faktin që evidentohet mjaft qartë edhe në Progres-Raport se “Pavarësisht Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024-2030 dhe Politikës së Përfshirjes Sociale 2024-2028, 70% e fëmijëve mbeten në rrezik varfërie”.
Një buxhet që rrit borxhin publik, por jo pagat reale. Që pasuron oligarkët, por varfëron popullin.
Para se të premtojë rritje pensionesh, Edi Rama duhet t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë:
Sikur të mos mjaftonin krimi, korrupsioni dhe grabitja e pasurisë publike, Edi Rama dhe kukullat e tij avancuan me axhendën e tyre antifamilje dhe antikomb duke miratuar ligjin më antikushtetues dhe antikombëtar në historinë e pluralizmit shqiptar, të ashtuquajturin ligj anti-familje.
Ky është një akt i diktuar nga mafia ndërkombëtare dhe nga George Soros, që synon shpërbërjen e familjes shqiptare, shkatërrimin e moralit, të traditave dhe të vetë identitetit tonë kombëtar, pasi ia kanë dalë të shpopullojnë Shqipërinë këto 12 vite me mbi 1.5 milion shqiptarë.
As mafia politike, as krimi, as padrejtësia, as vjedhja shtetërore nuk do ta mposhtin opozitën.
Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë për t’i qëndruar përballë këtij regjimi dhe për të qëndruar në krah qytetarëve për ta çliruar vendin nga korrupsioni, nga varfëria dhe nga mashtrimi.
Për të kërkohet një riorganizim më i mirë, më i fuqishëm, më efikas që do t’i shkurtonte ditët këtij regjimi të kalbur.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×