
Deputeti i PD Klevis Balliu në komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm i është drejtuar deputetit socialist Ceno Klosi se ai është përgjegjës për kalimin e tonelatave me kokainë në dogana për llogari të eksponentëve të njohur të krimit.
Ai u shpreh se ministrja Belinda Balluku “do ta shesë” edhe atë, ndërsa e akuzoi këtë të fundit se është personi që vjedh më shumë.
“Tonelata kokaine në doganë ke kaluar! Të gjithë Hajrat, Çelët, etj të gjithë tek ty. Kur të të shesë Bela edhe ty mi bëj të fala atij shokut tat, Dumanit tat. Kur të marrin edhe ty si Belën. Nuk dini kush vjedh më shumë, nga i pari te i fundit. Ai që ka vjedhur më shumë ësthë aty, Balluku që vjedh më shumë nga të gjithë ka 3 poste, minsitre, zv/kryeministre, drejtuese politike në Tiranë, Fier ku të doni. Ajo ka punë të vjedhë”, tha ai.
and then