VIDEO/ Pr.buxheti 2026, Rama: Nga janari paga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit shkon deri në 700 euro

Nga 1 janari paga minimale do të shkojë deri në 500 euro ndërsa deri në fund të mandatit pritet të rritet me 700 euro. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, gjatë dëgjesës për pr.buxhetin 2026 me banorët e njësisë nr.5.

Rama tha se punëdhënësit do të duhet që ti japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do ti mbulojë qeveria. Paga minimale do të rritet dhe ne se mbrojmë këtë mandat pa e çuar në 700 euro pagën minimale

“Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat dhe në çdo kompani dhe dyqan paga minimale do të jetë 500 euro. Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për të sistemuar këtë rritje 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të atyre që e kanë nën 500 euro do ti paguajë qeveria. Punëdhënësit do të duhet që ti japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do ti mbulojë qeveria.

Paga minimale do të rritet dhe ne se mbrojmë këtë mandat pa e çuar në 700 euro pagën minimale. Edhe kur vjen puna tek paga minimale fillojnë llafet, po jo ai ca mi jep kështu dhe ca ashtu, ka punëdhënës që hyjnë në hak të atyre të cilët punojnë që ata të pasurohen.

Ka një zgjidhje ose denoncoje ose përtype sepse nuk mundet dot shteti të gjëmojë nga pas të gjithë punëdhënësit e vendit. Denoncoje tek Tatimet, tek Ministria e Financave tek deputet i zonës. Ai që bënë një denoncim të tillë është i paprekshëm nuk të heq dot njeri nga puna. Nga deklarimet që burojnë nga banka 500 euro duhet që të vijnë në emrin tënd’, tha kryeministri Rama.

 

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×