
Shqipëria do të përballet me Andorrën të enjten, në kuadër të Kualifikueseve të Botërorit. Për këtë takim i cili është shumë i rëndësishëm për arritjen në Play Off, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, doli në konferencë për shtyp.
“Janë dy ndeshje të ndryshme. Trajneri i Andorrës është aty prej kohësh, e njeh ekipin, kanë një prapavijë që është e vështirë ndaj tyre.
E kemi parë edhe ndeshjen e fundit që patën ndaj Serbisë, barazuan në pjesën e parë. Kjo tregon që është një ekip i vështirë për t’u mundur.
“Po rritemi shumë edhe ne si federatë. Diferencat janë të vogla në futboll tani, ky është pasioni që të sjell futbolli. Të luash jashtë është më e vështirë se të luash në shtëpi. Ne kemi rezultate më të mira në shtëpi. Play Off është një hap i vështirë. Shpresoj që nesër tkemi ndeshje të mirë”- tha Sylvinho.
and then