“Nuk ka javë që unë mos të marr një mesazh nga qytetarët”, Rama: Buxhet i veçantë për barnat e rimbursueshme për pacientët me tumor

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me banorët e njësisë nr.5 theksoi se në buxhetin e vitit 2026, një zë i veçantë do të jetë dhe mbulimi i barnave të rimbursueshme nga qeveria për pacientët e prekur nga tumori.

Rama tha se sëmundja ka nisur të përhapet si gripi dhe për problemin e barnave, qytetarë të ndryshëm i dërgojnë mesazh cdo ditë.

“Realisht nuk ka javë që unë mos të marr një mesazh nga dikush që papritur në shtëpi i është shfaqur në trupin e një të afërmi kanceri.

Juve e keni ndjekur trajektoren e spitalit onkologjik nga larg, keni ndjekur atë çfarë ndodhi para ca kohësh, ndiqni edhe përpjekjet e ulëta që bëhen për ta shfrytëzuar edhe kancerin për politikë, por ajo që është reale është përtej të gjithave…

Sot është koha kur nuk mundet më të shtyjmë për shkak të vështirësive përkatëse, problemit të barnave, të mbulimit me barna të rimbursueshme të nevojës të pacientëve që kanë kancer, sepse janë barna që kushtojnë. Por njësoj siç ndodh në një familje kur largohet kjo sëmundje, unë di diçka lidhur me këtë nga jeta ime personale, të gjithë nuk kanë më mendje vetëm te detyrimi…

Për herë të parë — po nëse fillon për herë të parë — do të vazhdojë çdo vit, ne kemi përcaktuar një buxhet të veçantë për të mbuluar barnat për kancerin për njerëzit tanë. Mund të duket si fantazi që shumë gjëra më kanë ndodhur”,- tha Rama.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×