
Gazetari Osman Stafa, raporton për News 24 në lidhje për platformën që po ndërmerr PD, ku është thirrur një protestë përpara kryeministrisë më datën 17 nëntor.
Stafa theksoi se kjo platformë do të jetë e ndryshme me çadrën e Lulzim Bashës në 2017, pasi sipas tij, do të jetë në ditë të caktuara.
“Berisha përveç Ballukut akuzon edhe kryeministrin Rama duke kërkuar hetim ndaj tij. Kanë nisur angazhime me një platformë që lidhet që do vendoset përpara kryeministrisë ku do të flasin deputetë e PD dhe qytetarët.
Berisha ka mbledhur në ditët e fundit disa forume kryesore të PD siç është kryesia grupi parlamentar edhe kryetarët e degëve sa i takon aksionit opozitar.
Mbrëmjen e djeshme tek anëtarët e këshillit kombëtar ka mbërritur një mesazh i dërguar nga selia e PD i cili thekson ‘pas Lali Erit edhe Lubi Balluku duhet të shkojë në burg, është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë që parlamenti t’i kthehet qytetarëve datë 17 nëntor përpara kryeministrisë’.
Pritet që të marrë rrjedhë edhe ajo që konsiderohet si platformë e cila nuk do të jetë e rivendosur si ajo çadra e Bashës, por do të jetë një platformë e cila do të jetë në ditë të caktuar.”, tha Osman Stafa.
and then