
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi mesditën e së enjtes një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në selinë e PD.
Burimet bëjnë me dije se gjatë takimit u diskutua koordinimi i opozitës për aksionin e planifikuar për ditën e hënë në orën 18:00.
Opozita do të nisë atë ditë “Parlamentin qytetar” përpara kryeministrisë, ku do të kërkojë dorëheqjen e zëvendëskryeministres Balluku, pas faktit që ajo është shpallur e pandehur nga SPAK.
Takimi Blushi-Berisha shihet si një hap për të harmonizuar veprimet dhe strategjinë e opozitës për protestën e ardhshme.
and then