U përfshi në sherrin me këshilltarin bashkiak, gjykata e Korçës vendos të lirojë Kevi Muçllarin

Kevi Muçllari, i riu që u arrestua pas sherrit me një prej këshilltarëve bashkiakë të Bashkisë së Pogradecit është vendosur të lirohet nga gjykata e Korçës.

Gjykata ka vendosur ditën e sotme që të mos caktojnë masë sigurie ndaj Muçllarit, i cili u arrestua disa ditë më parë.

Sherri ka nisur në momentin që Muçllari së bashku me disa banorë të Çërravës kanë kundërshtuar dhënien me qira të tokave të tyre, veprim i miratuar nga këshilli bashkiak.

Pas përplasjeve verbale, ai u konfrontua edhe fizikisht me një prej këshilltarëve të bashkisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×