
Deputetja e PS, Iris Luarasi, në lidhje me projektligjin për Barazinë Gjinore, theksoi se nuk e shkatërron familjen tradicionale.
Ajo tha se ky ligj është progres pasi sipas saj, gratë paguhen njësoj me burrat për punë të njëjta.
“Shqipëria është në procesin e integrimit në BE. Ky parlament ka për të kaluar shumë ligje që kanë të bëjnë me përafrimin e legjislacionit evropian. Ne nuk është se kishim një boshllëk të madh në këtë ligj.
Ky ligj parashikon për punën e papaguar të grave që janë 30% në Shqipëri shtëpiake. Për pjesën e diskriminimit në vendin e punës. Më kishin shkruar që ‘ju si parlamentare të njëjtën rrogë keni me burrat’. Sigurisht nuk bëhet fjalë për vendet që janë punë në institucione. Kur flasim për gratë ato janë edhe në tregun privat. Është studime se 17% e grave në tregun e punës janë në të njëjtën punë më të papaguara se sa burrat.
Ky ligj është anatemuar në mënyrën më të gabuar të mundshme. Sepse e gjitha ishte pjesë e një fushate kundër të drejtave të familjes. Mbrojnë disa teza që janë konservatore. Është një punë e bërë njësoj si burrat një grua.
Unë mendoj që është progres, nuk cënon familjen tradicionale. Qëllimisht i janë vënë në gojë ligjit si terma që nuk ekzistojnë në projektligj. Në fillim për variantin që na erdhi nga Shëndetësia, kur flitej për kufizimin e gjinisë thuhej sepse këtu lidhur me identitetin.”, tha ajo.
and then