Pianisti Robert Radoja në vështirësi shëndetësore: Uroj të bëhem mirë, ta shoh edhe njëherë Shkodrën

Në një aktivitet të mbajtur në teatrin “Migjeni” në Shkodër, ku shkrimtarë dhe artistë të këtij qyteti rrëfyen histori që kanë shënjuar në jetën e tyre, pianisti i mirënjohur Robert Radoja e përcolli rrëfimin e tij përmes një video-mesazhi. Teksa u kërkoi ndjesë të pranishmëve në sallë për mungesën e tij për shkak të gjendjes shëndetësore, Radoja ndau një dëshirë jetësore, të shihte edhe njëherë qytetin e lindjes, Shkodrën.

“Kur vij në Shkodër emocionohem dhe zemra më rreh fort. Do të doja të isha edhe unë bashkë me ju sot. Mosha edhe gjendja shëndetësore nuk ma lejojnë këtë, ju kërkoj ndjesë! Inshallah bëhem më mirë edhe ta shoh dhe njëherë Shkodrën.”

Rrëfimi i pianistit Robert Radoja u pasua me duartrokitjet e publikut, duartrokitje që e kanë shoqëruar në çdo ngjitje në skenë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×