“Shqipëria do zgjedhë shefin e mbrojtjes si President”, mediat e huaja pasqyrojnë përzgjedhjen e kandidaturës së Bajram Begajt

987

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar lajmin mbi kandidatin për president, gjeneralin Bajram Begaj.

Prestigjiozja Reutres shkruan në artikullin e saj se “Shqipëria do të zgjedhë shefin e mbrojtjes si president”. Po ashtu lajmi është pasqyruar edhe në mediat greke.

ARTIKULLI I REUTERS

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha të premten se partia e tij ka zgjedhur shefin e mbrojtjes së vendit për të qenë presidenti i ri, pasi nuk arriti të zgjidhte një kandidat me konsensus me opozitën. Gjeneral-major Bajram Begaj u bë shef i mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare në vitin 2020, pasi mbajti poste të ndryshme brenda ushtrisë, kryesisht në fushën e mjekësisë.

Rama tha se partia e tij diskutoi 26 emra, por më në fund vendosi se “Begaj është personi i duhur për të qenë president i Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme.”. Zgjedhja e presidentit të ri tashmë kishte dështuar gjatë tre raundeve në të cilat nevojiteshin tre të pestat e votave.

Në dy raundet e fundit nevojitet një shumicë e thjeshtë dhe partia e Ramës tashmë ka 74 vota. Parlamenti pritet të mblidhet të shtunën në mbrëmje për të votuar kreun e ri të vendit. Roli i presidentit është kryesisht simbolik, megjithëse ka disa kompetenca mbi gjyqësorin dhe ushtrinë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×