“Me Ballukun vështirë të thotë ka ngrënë kumbulla pas meje”, Lubonja: Rama doli “lakuriq”, s’thotë dot që nuk ka ndikuar për aferën e Llogarasë

Për analistin Fatos Lubonja, rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku e ka vënë në vështirësi kryeministrin Edi Rama, pasi ndryshe nga herët e tjera me vartësit e tij, afera e tunelit të Llogarasë lidhet direkt me të.

Në një intervistë me moderatoren Ina Qirjo, në studion e News24, Lubonja tha se “askush nuk mund të thotë se atë kompani turke që ndërtoi spitalin për fushatë elektorale të Ramës nuk e ka tërhequr ai për t’i dhënë ato para jo Balluku, marrëveshja e kapos me vartësit e saj”.

“Ka gjetur njeriun që sapo i thotë të bëhet kjo, ajo angazhohet.

Ka gjasa që Balluku mund ti ketë thënë se do të them më ke dhënë urdhër ti.

Këtu nuk është problemi ca thotë Balluku por cfarë thotë SPAK. Këtu është qartazi që është bërë bashkë Rama-Balluku.

Unë mendoj se është detyrë e SPAK të hetojë në të gjitha planet, dhe për sigurinë e tunelit”, tha analisti Fatos Lubonja.

Fatos Lubonja: A i duhet shqiptarëve një takim i tillë? Se Ramës i duhet. Meloni është si frymëmarrje për Ramën në këtë rast. Ndërkohë që ne kemi narkoshtetin që po del rrugëve sic doli në Rinas apo sic ka dalë me Ballukun.

Kjo është një ngjarje që e nxjerr lakuriq dhe Ramën sepse është rasti i parë që është shumë vështirë që Rama të thotë se kanë ngrënë kumbulla prapa meje. Sepse ata të tjerët janë akuzuar  për gjëra që nuk lidhen direkt me Ramën, si inceneratori apo akuza të tjera për Beqajn, për Tahirin dikur apo Ahmetajn, këtu kemi të bëjmë me një gjë direkt të lidhur me Ramën. Se askush nuk mund të thotë se atë kompani turke që ndërtoi spitalin për fushatë elektorale Ramës e ka tërhequr ai për ti dhënë ato para jo Balluku, marrëveshja e kapos me vartësit e saj.

Ka gjetur njeriun që sapo i thotë të bëhet kjo, ajo angazhohet.

Ka gjasa që Balluku mund ti ketë thënë se do të them më ke dhënë urdhër ti.

Këtu nuk është problemi ca thotë Balluku por cfarë thotë SPAK. Këtu është qartazi që është bërë bashkë Rama-Balluku.

Unë mendoj se është detyrë e SPAK të hetojë në të gjitha planet, dhe për sigurinë e tunelit.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×