Samiti i Romës, Spiropali takon homologun italian: Bashkëpunim shumëpalësh, mes prioriteteve strategjikë dhe Korridori VIII

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim bilateral me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani.

Spiropali po merr pjesë në samitin e parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali, ku delegacioni shqiptar u kryesua nga Kryeministri Edi Rama.

Gjatë takimit me Tajanin, biseda u fokusua në thellimin e bashkëpunimit shumëplanësh në të gjitha fushat ku Shqipëria dhe Italia janë partnerë strategjikë në qëndrim e veprim.

Ministrja nënvizoi se, mes prioriteteve strategjike të dy vendeve është edhe Korridori VIII, me rëndësi për ndërlidhjen, tregtinë si dhe sigurinë e kontinentit.

Spiropali e falënderoi ministrin Tajani për angazhimin e tij për të çuar përpara të gjitha këto projekte si dhe për mbështetjen e kurdohershme të Italisë në rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Samiti i sotëm ndërqeveritar përfaqëson një moment të rëndësishëm për konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha kyçe si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, shëndetësia, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe për përgatitjen e projekteve të përbashkëta për avancimin e partneritetit strategjik Shqipëri–Itali.

Gjatë takimit të sotëm, ministrja Spiropali nënshkroi  Memorandumin e Mirëkuptimit mbi Bashkëpunimin në Sigurinë Kibernetike me homologun Antonio Tajani.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×