Ëndërr amerikane, Shqipëria “thyen” Andorrën, sheh nga Botërori

Për herë të parë në histori, Shqipëria siguron një biletë për në fazën “play-off” të një Botërori. Kuqezinjtë “thyen” 1-0 Andorrën në transfertë, por morën dhe një dhuratë të çmuar nga Anglia, me “Tre Luanët” që triumfuan 2-0 përballë Serbisë, duke bërë që Sylvinho dhe të besuarit e tij të blindojnë vendin e dytë në Grupin K, një xhiro përpara fundit.

Ndaj Andorrës, ashtu siç pritej nuk ishte e lehtë, me kuqezinjtë që kishin kontrollin total të topit, por hasën vështirësi në pasin final. Ishim dhe të pafat, si në fundin e pjesës së parë, ku goditja me kokë e Gjimshitit u përplas në traversë.

Në fraksionin e dytë, Sylvinho ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë Uzunin në vend të Brojës, një lëvizje kjo që rezultoi përcaktuese, pasi ishte pikërisht Uzuni që futi një top perfekt në zonë, aty ku Asllani me një goditje të saktë bëri që miliona shqiptar në të gjithë botën të shpërthenin në festë, një gol që në fund rezultoi një trepikësh.

Me 14 pikë në 7 ndeshje, Shqipëria siguroi matematikisht një biletë për në “play-off” një xhiro përpara fundit. Për momentin, kuqezinjtë ndodhen në vazon e tretë në shortin për fazën “play-off” që do të hidhet ditën e enjte më 20 nëntor.

Më 16 nëntor, të dielën, presim të qetë në “Air Albania” përfaqësuesen e Anglisë. Jashtë gare për një vend në Botëror mbetet Serbia me 10 pikë në 7 ndeshje.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×