
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ashpër ndaj projektbuxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar atë si një dokument që “nuk sjell asnjë rritje reale për pensionistët”.
Në një postim të saj, Xhixho shprehet se qeveria po përdor propagandë duke paraqitur si rritje pensioni atë që, sipas saj, është thjesht shpërndarja e bonusit të fundvitit përgjatë 12 muajve.
“Nuk ka rritje pensionesh, vetëm propagandë boshe,” shkruan deputetja, duke theksuar se efekti financiar real është minimal.
Sipas saj, projektbuxheti parashikon rreth 100 milionë euro për gjithë skemën e pensioneve, që përkthehet në 60 lekë në ditë për pensionet urbane dhe 20 lekë në ditë për pensionet rurale.
Xhixho e cilëson këtë si “tallje” ndaj pensionistëve, duke kujtuar se mbi 700 mijë prej tyre jetojnë në kushte të vështira, përballen me pamundësi për të blerë ilaçe dhe ushqime, dhe mbështeten nga fëmijët emigrantë.
Ajo thekson se në vend të garancive për dinjitet dhe trajtim të drejtë, pensionistët “vazhdojnë të jetojnë në varfëri dhe pasiguri”.
and then