I dënuar me 2 vite burg për një aksident me vdekje, arrestohet i riu në kërkim

Kapet dhe vihet në pranga një 30-vjeçar në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas.

Në vijim të punës intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, Seksioni i Mbështetjes Operacionale dhe i Hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.

Gjatë operacionit, u kap në kryqëzimin e Shëngjinit dhe u vu në pranga shtetasi:

E. Sh. alias E. N., 30 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Në vitin 2019, në rrugën dytësore “Lezhë-Shënkoll”, 30-vjeçari, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin F. T., i cili ka humbur jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×