
Ish-drejtuesi i Policisë Shemsi Prençi, i ftuar në emisionin Në Shënjestër tha se Ergys Agasi ka shkarkuar tre ministra.
Prençi tha edhe emrat, duke thënë se ata ministra që kanë ikur nga Agasi janë Taulant Balla, Besfort Lamallari dhe Ervin Hoxha.
Për Prençin, kanabizimi i Shqipërisë ka qenë projekt politik.
Shemsi Prençi: Ergys Agasi ka rrëzuar tre ministra. Ka rrëzuar Taulant Ballën sepse tha se e dimë kush janë autorët e kësaj ngjarjeje e menjëherë u hoq, ka rrëzuar përtokë Ervin Hoxhën dhe Lamallarin. Ky i fundit iku nga çështja Agasi, sepse nuk u vu në dijeni kryeministri për atë që po ndodhte.
Duhet ta pranojmë se Policia ka pasur probleme gjithmonë, por sidomos pas 2015, ku kryeministri ka pasur përplasje me BE se nuk po i ecnin hapat, Ahmetaj ka thënë se Rama e ka pasur platformë kanabizimin e Shqipërisë.
and then