Xhudo/ Medalje e Artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

Distria Krasniqi i ka dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand Prixin që zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Xhudistja dardane ka bërë gjithçka mirë në kategorinë deri 52 kilogramë, duke u shpallur kështu kampione. Distria Krasniqi eleminoi në finalen e madhe,  Reka Pupp nga Hungaria. Një betejë, në të cilën Distria e kontrolloi mirë situatën dhe fitoi  pas 2 minutash e 26  sekondash.

Sa i takon rrugëtimit, në raundin e dytë xhudistja e Kosovës mundi brazilianen Amanda Lima. Në çerekfinale, ajo siguroi suksesin ndaj  francezes Blandine Pont pas 2 minuta e 50 sekondash. Në gjysmëfinale radhën e kishte italiania Gaia Stella, kundërshtare që u mposht për 2 minuta e 3 sekonda.

Për Krasniqin, kjo nuk është hera e parë që fiton medalje të Artë. 29-vjeçarja numëron 8 të tilla, në këtë nivel gare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×