
Kryeministri Edi Rama ka “sulmuar” Florian Binaj, kandidatin për Bashkinë e Tiranës, zgjedhje të cilat nuk u mbajtën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që riktheu Erion Veliajn në detyrë.
Në një dëgjesë me banorët e njësisë 3 në kryeqytet, Rama u shpreh se Binaj ishte një aktor që luante rolin e një kandidati të pavarur, ndërkohë që për PD u shpreh se u fsheh pas pseudo kandidatëve të pavarur, ndërsa pretendojnë të jenë alternativë qeverisëse.
Edi Rama: Askush që realisht nuk di nga brenda se çfarë bëjmë ne për të marrë mbështetjen e njerëzve të kuptojë si qëndron puna, mbi të gjitha kush thotë siç thonë ata që Shqipëria është më keq, që është më e varfër, që s’ka asnjë shans të jetë pjesë e shumicës dhe as që të mendojë atë që mendon shumica.
Unë jam i bindur dhe e them, që shumica nuk na voton se jemi më të mirë, por sepse nuk ka më të mirë. Të tjerët janë kashtë e koqe që nuk i duhen dreqit. Është e pandodhur të paktën sa e njoh unë politikën europiane, në histori që një parti, një forcë politike që pretendon të jetë alternativa e qeverisë të arratiset nga zgjedhjet dhe të fshihet pas disa pseudo të pavarur, dhe për kryeqytetin të nxjerrë një aktor që luan rolin e kandidati të pavarur.
Kjo është sfidë për ne, kur ke përballë rivalë, që nuk të sfidojnë me argumente e mençur por me muskulaturë, sharje, fyer e dhunë është shumë e vështirë të sfidohesh dhe përmirësohesh, duhet të gjesh forca brenda vetes.
and then