
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e një ditë më parë, kur një sasi eksplozivi u vendos në një lokal në zonën e Kamzës.
Sipas gazetares së News24, Xhensila Kodra, lokali ishte marrë me qira nga dy kunetër, Klodjan Murati dhe Benard Elezi, ndërsa pronar i tij ishte Saimir Sina, i cili jeton në Itali.
Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar tre persona: Jeton Lami, ish-polic i operacionales që shoqëroi Ervis Martinajn para se ai të zhdukej, Florin Domi dhe Flogert Mezhika. Ndërkohë, në kërkim është shpallur Ervis Lami.
Sipas burimeve, autorët dhe dy kunetërit që kishin marrë lokalin me qira ishin pjesë e të njëjtit grup gjobvënësish, por pas konflikteve janë ndarë.
Të njëjtat burime shtojnë se tre të arrestuarit, përfshirë ish-oficerin Jeton Lami, i kishin vendosur një gjobë prej 500 mijë eurosh pronarit të lokalit, Saimir Sinës, për të larguar dy kunetërit, Klodjan Murati dhe Benard Elezi, nga lokali. Nëse nuk e bënte këtë, ata kërcënonin se do të ekzekutonin gjobën e parashikuar.
and then