
Një protestë e banorëve në afërsi të fshatit Kalivaç ka bllokuar për rreth 10 minuta qarkullimin në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, duke krijuar trafik të rënduar në të dyja drejtimet dhe duke penguar lëvizjen e dhjetëra automjeteve.
Gjatë protestës ka patur edhe përplasje verbale dhe tensione mes banorëve dhe disa drejtuesve të mjeteve, të cilët mbetën të bllokuar në trafik.
Banorët kundërshtojnë mbylljen e rrugës ekzistuese që lidh tre fshatra me segmentin e ri Qukës–Qafë Plloçë. Sipas tyre, ky itinerar është jetik, pasi u siguron akses jo vetëm drejt rrugës kryesore, por edhe drejt tokave bujqësore.
Nga ana tjetër, inxhinierët e projektit argumentojnë se dalja nga kjo rrugë në aksin e ri përbën burim aksidentesh dhe nuk plotëson standardet e sigurisë rrugore. Protestuesit paralajmërojnë se do të vijojnë me veprime të tjera nëse nuk gjendet një zgjidhje që garanton lëvizjen e tyre të përditshme.
and then