
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, si dhe të kreut të AMP-së, Eduart Merkaj.
Kapri theksoi se ngjarja e rëndë në Rinas ekspozoi dështimin e plotë të strukturave të sigurisë dhe tregoi se punonjës të policisë, përfshirë forcat elitare, janë vënë në shërbim të krimit të organizuar.
Deputeti Kapri deklaroi se në çdo vend normal kjo ngjarje do të sillte përgjegjësi politike dhe institucionale, jo masa formale, dhe se drejtuesit e sigurisë duhet të kishin dhënë dorëheqjen menjëherë pas incidentit.
“Zoti drejtor unë mendoj që do ishte e duhura që pas ngjarjes në Rinas ju të jepni dorëheqjen sepse ajo ngjarje nxorri zbuluar gjithë strukturën tuaj, ja kërkova dhe drejtorit të AMP-së pak më përpara por edhe ju.
Por kjo ngjarje është nga ato ngjarja që s’ka vend as për analizë as për masë administrative por nxori zbuluar të gjithë strukturën e sigurisë në Shqipëri jo vetëm ju por edhe institicione të tjera.
Dhe përgjigja ndaj asaj ngjarje duhet të ishte minimalisht me një akt nga ana juaj që të merrnit përsipër përgjegjësinë e të jepnit dorëheqjen” – u shpreh Kapri.
“Ngjarja në Rinas zoti drejtor tregoi që praktikisht ka rënë siguria kombëtare, jo vetëm për faktin që ndodhi 20 metra ndaj pjesës më të ruajtur në Shqipëri, por për faktin se një nga viktimat ishte punonjësi juaj, që ishte dhe nën shoqërimin e një anëtari të krimit të organizuar që edhe ai humbi jetën fatkeqësisht.
Dhe pyetja qëndron zoti drejtor që nuk mjafton vetëm me reagimin tuaj të shkurtër për të pezulluar grupin e Operacionales, por çështja është më e rëndë se kaq.
Si ka mundësi që trupat policore elitare siç duhet të jeni ju, ka punonjës të tillë e rekruton punonjës të tillë që vihen në shërbim të krimit të organizuar?
Dhe si ka mundësi që përgjigja juaj ishte kaq e vakët zoti drejtor?
Sepse në një vend normal demokratik kur një punonjës policie, anëtar i forcave elitare shkon dhe bën këtë detyrë siç rezultoi nga ngjarja, nuk mund të flitet më për siguri, nuk mund të flitet më për pezullime, as për masa administrative. Kërkohen përgjegjësi të tjera zoti drejtor.
Dhe unë mendoj që ju duhet të kishit dhënë dorëheqjen pas kësaj ngjarje” – u shpreh deputeti Kapri.
and then