
Nis pas pak protesta përpara Kryeministrisë, protestë e thirrur nga PD për aferën e zëvendës kryeministres Belinda Balluku në lidhje me tunelin e Llogarasë.
Kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur përpara Kryeministrisë ndërsa rrugën nga banesa e tij, e ka përshkruar në këmbë.
Më parë ai ka deklaruar se një organizim i tillë do të jetë i përjavshëm deri në largimin e kreut të qeverisë Edi Rama.
Ai ka deklaruar se një hap i tillë ishte I domosdoshëm pasi sipas PD në Kuvend mazhoranca u ka hequr të drejtën e parlamentarizmit pasi nuk I ka lejuar të flasin në seanca parlamentare.
and then